Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar konkursin për sekretar në Ministrinë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që e kishte shpallur në muajin gusht të këtij viti.
Në vendimin që e ka siguruar Demokracia.com është dhënë arsyeja e anulimit të konkursit për pozitën me të rëndësishme administrative në ministrinë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari.
“Në pajtim me dispozitat ligjore ndërpritet procedura e rekrutimit me nr RN00009770 e shpallur me datë 16.08.2022 për pozitën, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pasi që numri i aplikacioneve të pranuara të kandidatëve është më pak se tre (3)”, thuhet në dokumentin e siguruar.
Për gati dy vite mandat, ministrja Rozeta Hajdari nuk është bërë ‘rehat’ me sekretar.
Fillimisht e kishte vendosur Ushtrues Detyre, Irfan Lipovicën, më pas Arbër Gegajn. Aktualisht këtë pozitë e mban Drejtori i Departamenti Ligjor, Rexhep Bllaca.
LEXO EDHE:
Dështimi i Rozeta Hajdarit, shtatë agjenci pa kryeshefë dhe vakante pozitën e sekretarit