Lajme
DOKUMENT| Mosekzekutimi i pagave, nesër ministri Murati në interpelancë
Demokracia
14:13 | 06 Tetor 2022

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati do të raportojë nesër para deputetëve të Kosovës lidhur me ndaljen e pagave për mësimdhënësit grevistë, por jo edhe për ata në administratë.

Kërkesa për interpelancë është bërë nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar kërkesën për interpelancë të bërë nga shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri.

Po ashtu pas përfundimit të debatit për mosekzekutimin e pagave do të ketë edhe një rezolut të propozuar nga GP i AAK-së

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”.

Ndryshe, greva në arsim nisi në shtator dhe u pezullua në tetor, por grevistët u ‘ndëshkuan’ nga Qeveria duke mos i`u dhënë pagat për muajin shtator./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024