Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka vendosur t’i blejë dy makina për grisje të letrës. Për këtë çështje janë paraparë të shpenzohen 3 mijë euro. Këto makina është thënë se do ta grisin nga një letër në çdo tre minuta.
Gjurmë nga letrat më nuk do të mbeten. Ato do të grisen e do të zhduken përgjithmonë.
Këso masa në zhdukjen e gjurmëve ka vendosur të marrë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që drejtohet nga Donika Gërvalla.
Ky institucion ka hapur një tender për blerjen e dy makinave grirëse për letër, derisa është thënë se do të shpenzohen 3 mijë euro, shkruan Demokracia.com.
“Furnizim me Grirëse për letër – shredder”, në pajtueshmëri me Aneksin nr. 1 të kësaj DT. Vlera e parashikuar e kontratës: 3 000,0. Sasia apo fushëveprimi i përgjithshëm (përfshirë të gjitha pjesët dhe opsionet nëse aplikohen) 50 copë’, shkruan në njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.
Nuk janë dhënë shumë detaje për punën që do ta bëjnë këto pajisje, por është treguar se ato do të grijnë letra në çdo tre minuta.
“Shredder për letër dhe CDROM. Shredder i prerë në shirit, gjerësia e shiritave 6 mm (letër); 40 mm (CDROM). Kapaciteti: 8 fletë (A4, 80 g/m²). Kapaciteti i koshit: 9 litra për letër dhe një kosh i veçantë për mbeturinat e CD-së. Furnizimi me energji elektrike: 220 – 240V, 50 Hz, 1A, 230W. Koha e vazhdueshme e punës: 3 min copë”.
Ministria ka bërë me dije se kompania furnizuese duhet të ketë dëshmimi që ka kryer këso shërbime edhe më herët.
“Operatorët ekonomikë pjesëmarrës duhet të kenë së paku një (1) kontratë për furnizime të ngjashme, të realizuara gjatë 3 viteve të shkuara para datës së publikimit të këtij njoftimi për kontratë”.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 10.10.2022./Demokracia.com/.