Lajme
DOKUMENT | Ministria e Hekuran Muratit lidh kontratë për shfrytëzimin e taksive “Tesla” në Prishtinë
Demokracia
10:31 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, do të përdorë teknologjinë e fundit të veturave për nevojat e tyre nëpër Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Ministrisë që udhëhiqet nga Hekuran Murati po i duken të vjetruara dhe aspak komode veturat që ka institucioni tyre. Andaj, sot ka planifikuar që të lidh një kontratë më kompaninë “E Taxi Tesla SH.P.K”.

“Shërbimet e transportit përmes taksive për nevojat e Ministrisë se Financave, Punës dhe Transfereve”. Kështu quhet kontrata që do të jetë në vlerë prej 10 mijë euro për 24 muaj. Çmimi për njësi do të jetë 7.60 euro dhe ministria do të mund të përdorë veturën për të shkuar nga Prishtina në Aeroport dhe anasjelltas, nga Prishtina në IKAP/Gjykata dhe anasjelltas. Po ashtu, nga Prishtina në Gërmi dhe anasjelltas, si dhe nga Prishtina në Bankë Botërore dhe anasjelltas.

Veturat-taksi janë të tipit me zero ndotje në ambient. Ministria ka pasur vetëm një ofertues dhe shërbimet e marra nga kjo kompani, nëse nuk janë negociuar nga vetë ministri, mund ta kenë gëzuar atë. Kjo për faktin se Murati ka aksione të investuara në Volkswagen dhe në Tesla Inc.

Nga ana tjetër, disa miliona euro pritet të shpenzohen këto ditë për blerjen e veturave të reja, të cilën do ta bëjë Agjencia Qëndrore e Prokurimit, institucion ky që është nën autoritetin e Ministrisë së Financave. Veturat do të përdorën nga dhjetëra institucione publike. /Demokracia.com/

Të ngjashme