Lajme
DOKUMENT| Ministria e Gërvallës paguan 120 mijë euro për bartjen e sendeve personale të stafit diplomatik
Demokracia
20:49 | 26 Shtator 2022

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla, ka hapur një tender në vlerë të 120 mijë eurove për bartjen gjësendeve të stafit diplomatik me CARGO. Sipas këtij tenderi, bartja do të bëhet në katër kontinente të ndryshme të botës. 

Stafi diplomatik i Ministrisë së Punëve të Jashtme shumë shpejt do t’i ketë pranë vetes edhe gjësendet personale që u nevojiten.

Një përpjekje që ato të dërgohen kishte dështuar, kurse tash Ministria e  Jashtme ka hapur tender përsëri për këtë çështje, shkruan Demokracia.com.

Sipas këtij institucioni, dërgimi i tyre është emergjent.

“Meqenëse tenderi është tenderuar dhe nuk kemi pas oferta, të njëjtin është dashtë ta Ri-tenderojmë te njëjtin shërbim, sepse jemi pa kontrate për këto shërbime kurse nevojat janë shumë emergjente për bartje të gjësendeve të stafit diplomatik”, thuhet në arsyetimin që është dhënë në hapjen e tenderit.

MPJ ka treguar se për këtë tender janë paraparë të shpenzohen 120 mijë euro.

“Bartja e gjësendeve të stafit diplomatik me CARGO. Vlera e parashikuar e kontratës: 120 000,00. Afati i fundit për pranim të tenderëve/aplikacioneve: data 06.10.2022”, thuhet në njoftim, shkruan Demokracia.com.

Sipas këtij njoftimi, dërgimi i gjësendeve bëhet vetëm një herë në fillim të misionit dhe vetëm një herë me rastin e kthimit nga misioni.

“MPJ benë kontaktimin e dërgimit të gjësendeve personale të stafit diplomatik/konzullor nga adresa në Kosovë, deri në adresën në vendin pritës, dhe anasjelltas. Dërgimi i gjësendeve bëhet vetëm një herë në fillim të misionit, dhe vetëm një herë me rastin e kthimit nga misioni”.

Në dosjen e tenderit është treguar se kompania fituese duhet të ketë përvojë në këtë punë.

“OE i kontraktuar, është i obliguar qe te bëjë dërgimin e gjësendeve edhe përbrenda shtetit ku kemi Misione Diplomatike/Konsullore (shembull nga Hamburgu në Frankfurt). Në këtë rast vlen specifikacioni nën nr. 1. OE duhet te dorëzoj dëshmi (AWB) ku dëshmohet qe për disa shtete te caktuara p.sh Evropë (Gjermania, Franca) ka bere realizimin e dërgesave për 24 orë, Azi (2 shtete) ka bere realizimin e dërgesave për 48-72 orë, Afrike (2 shtete) ka bere realizimin e dërgesave për 48-72 orë dhe SHBA & Canada ka bere realizimin e dërgesave për 36-48 or,  D.m.th. prej çdo shtet nga 3 dëshmi. – Obligative”, thuhet aty.

Kompania fituese duhet të ketë kujdes të shtuar, pasi që nëse humbet ndonjë gjë do të duhet të paguajë një gjobë.

“OE duhet ta kenë te qartë se nëse behet humbja e ndonjë dokumenti vlera e kompensimit duhet te jete Doc = 10,000.00€. OE ofertues duhet te dorëzojnë një Deklaratë mbi garancionin e dërgesave si dhe kompensimin e tyre ne rast se ndodhe humbja e dërgesës – Obligative”.

Fituesi i këtij tenderi duhet të ketë në pronësi disa vetura dhe disa punëtorë.

“Operatori Ekonomik pjesëmarrës duhet te ketë Stafin profesional për realizimin e këtij projekti.  Minimumi 2 punëtorë për të cilët duhet të kenë a. Marrëveshje apo kontratë për realizimin e këtij projekti. Vetura Pickup të dëshmohet me fotografi dhe certifikatë (librezë) valide të regjistrimit të automjetit në emër të kompanisë ose të marrë me qira”.

Dërgimi i gjësendeve personale është paraparë të shpërndahen në katër kontinente të botës, Amerika, Azi, Afrikë dhe Evropë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme