Lajme
DOKUMENT| Ministria e Gërvallës dorëlirë me “ekspertë”, 45 mijë euro ua jep 6 personave për 6 muaj
Demokracia
18:13 | 11 Shkurt 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur një thirrje për tender për shërbime të veçanta ekspertësh.

Këta ekspertë do të angazhohen për mirëmbajtjen e uebfaqes së MPJD-së, për të cilën Demokracia.com ka mësuar se nuk është e hostuar në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, e cila ka për detyrë që të propozojë dhe koordinojë të gjitha politikat që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në institucionet e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Demokracia.com merr vesh se me uebfaqen e re të ministrisë se Donika Gërvallës është marrë këshilltari i saj, Kristian Dodaj, i cili nuk dihet se ku e ka hostuar (ruajtja e ueb
faqes në një vend të caktuar dhe sigurimi i kushteve për emetimin në internet dhe funksionimin e saj).

Në udhëzimin adminisrativ (MAP) për uebfaqet e institucioneve publike thuhet se institucioni publik duhet të kërkojë nga Agjencia ndarjen e nën-domenit për uebfaqen përkatëse.

Gjashtë ekspertë për gjashtë muaj do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 45 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Kontrata është e ndarë në 6 pjesë (lote).

Tenderuesi mund të paraqesë tender për një pjesë – Lot. Numri maksimal i pjesëve që do të mund të shpërblehet tek një tenderues është vetëm një.

Në lotin e parë, MPJD kërkon një Disenjator Grafik, në LOT-in e dytë kërkohet një (1) Disenjator Grafik, në LOT-in e tretë kërkohet një Zhvillues Uebi, LOT 4 kërkohet një Zhvillues Uebi, në LOT-in e pestë të këtij tenderi kërkohet një shkrues i përmbajtjeve. Por, edhe LOT-i i gjashtë kërkon një shkrues të përmbajtjeve.

Për pjesën e parë të tenderit, MPJD ka ofruar 6 mijë euro. Për të dytë po ashtu 6 mijë euro. Ndërsa, për të tretën dhe të katërtën, nga 9 mijë euro. Po ashtu edhe për pjesën e pestë dhe të gjashtë, vlera e parashikuar është 7 mijë e 500 euro.

Vlera e përgjithshme e këtij tenderi është 45 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Secili operator ka të drejtë të aplikojë vetëm për një LOT të këtij tenderi.

Kjo është dosja e plotë e tenderit të shpallur nga ministria e Donika Gëvallës: 

Nga hulumtimi i Demokracia.com, del se uebfaqja e MPJD-së është e hostuar në Cloudfare.

Uebfaqet e tjera janë të hostuara në Ministrinë e Administratës Publike, pjesë e së cilës është ASHI-ja. /Demokracia.com/

Të ngjashme