Lajme
DOKUMENT| Ministria e Artane Rizvanollit veç pije i shpenzon 87 mijë euro
Demokracia
20:53 | 26 Janar 2023

Share:

Ministria e Ekonomisë ka dhënë një tender për furnizim me pije të ndryshme. Vlera e këtij tenderi kap shumën e mbi 87 mijë eurove. Me këto para është paraparë të blihen disa lloje të pijeve, të ftohta, ngrohta e të gazuara.

Pijet energjike, kafet, çajat, makiatot e bambit janë vetëm disa nga pijet që do të konsumohen nga stafi i Ministrisë së Ekonomisë gjatë orarit të punës.

Për blerjen e tyre, institucioni që drejtohet nga Artane Rizvanolli ka dhënë edhe një tender, shkruan Demokracia.com.

Ky tender që i është besuar kompanisë “Diar” ka peshën e mbi 87 mijë eurove.

“Furnizimi dhe shërbimi me pije për nevoja te Ministrisë. Data e nënshkrimit të kontratës: 24.01.2023 Numri i tenderëve të pranuar: 1. Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: ” Diar”. Vlera e përgjithshme e kontratës 87,060.00 euro”.

Në dosjen e tenderit është treguar se procedurat për furnizim me pije kanë nisur që nga viti i kaluar.

“Data e publikimit të njoftimit për kontratë: 28.10.2022. Data e hapjes se tenderëve: 15.11.2022. Data e publikimit të njoftimit të dhënies së kontratës: 21.11.2022. Numri i kërkesave për tërheqje të dosjes së tenderit: 21”, thuhet në njoftim.

Ministria ka treguar edhe në detaje produktet që do të blihen. Po ashtu, janë dhënë edhe vlerat e produkteve.

Sipas përshkrimit, secili produkt do të blihet me mijëra copa, si 15 mijë kafe expresso, 10 mijë makiato, 8 mijë kapuqino.

“Kafe Expreso copë 15.000. Machiato e madhe copë 10.000. Machiato e vogël copë 15.000. Machiato pa plumb copë 8000. Kapuqino copë 8000. Nescaffe copë 8000. Bambi copë 5000. Kafe Turke copë 7500 Çaj Hibiskus, Menta, i Zi, Gjelbër, Frutave, Kamomil, Kaqa etj. Copë 10.000”.

Po ashtu, do të blihen edhe mijëra pije të tjera energjetike e të gazuara, lëngje dhe ujë.

“Lëngje të Gazuara 0.33L copë 7000. Lëngje Frutash Mollë, Karrot, Pjeshkë, Dredhëz, Qershi, Boronicë etj . 025L copë 15000. Ujë ne shishe qelqi me gazë 0.25L copë 15.000. Ujë ne shishe qelqi i thjeshte 0.25L copë 15.000 Ujë me gazë shishe plastike 0.50L copë 8000. Ujë i thjeshte shishe plastike 0.50L copë 15.000 Pije Energjike copë 5000”, thuhet në tenderin e shpallur nga Ministria e Ekonomisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme