Lajme
DOKUMENT| Ministria e Albulena Haxhiut i çon mbi 67 mijë euro në laptopë e kompjuterë
Demokracia
13:19 | 14 Shtator 2022

Share:

Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu ka vendosur që ta bëjë një investim të madh në teknologji. Një tender në vlerë të 67 mijë eurove është dhënë për blerjen e disa laptopve, PC-ve dhe monitorëve.

Disa laptop, PC e monitorë do të zënë vend në Ministrinë e Drejtësitë, pasi ky institucion ka dhënë edhe tender për blerjen e tyre.

Për investimin në teknologji, Ministria e Albulena Haxhiut ka vendosur që t’i shpenzoj 67 mijë e 721 euro, shkruan Demokracia.com.

“Vlera e përgjithshme e kontratës 67 721,00.  Përshkrimi i shkurtër: Furnizimi me pajisje të IT-së nevojat e institucioneve te Ministrisë se Drejtësisë. Data e dhënies së kontratës 12.09.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 19.09.2022.  Numri i tenderëve të pranuar: 3”, thuhet në njoftimin e shpallur në e-prokurim.

Sipas këtij njoftimit tenderin për furnizim e ka fituar kompania “Aritech” nga Prishtina.

Në dosjen e tenderit është treguar se me 67 mijë e 721 eurot është paraparë që të blihen 19 loptop, 68 PC dhe 66 monitor.

“Monitor Modeli –I 21 COPË  62. Monitor –II 23 COPË 4. PC-1 COPË 64. PC-II COPË 4. All in One-IV. COPË 11. Laptop-I COPË 15. Laptop -III COPË 4”, thuhet në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/

Të ngjashme