Lajme
DOKUMENT | Menaxhmenti i pushtetit të ri i pozicionoi jashtëligjshëm në vendet e punës, u ndërpriten kontratat tre ish-zyrtarëve të lartë të KRU “Hidrodrini”
Demokracia
19:28 | 23 Gusht 2023

Share:

Kryeshefi i Ndërmarrjes “Hidrodrini” në Pejë ka marrë vendim që t’ua ndërpres kontratat e punës ish-kryeshefit ekzekutiv, Agron Tiganit, ish-zyrtarit të lartë financiar, Rasim Malokut dhe ish-sekretares Vjollca Nimani.

Ndërprerja e kontratave të punës së këtyre zyrtarëve të emëruar nga pushteti i ri është bërë me arsyetimin se ata ishin pozicionuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Demokracia.com ka siguruar edhe draft-vendimin për shkarkimin e Agron Tiganit.

Po ashtu, mësohet se tre zyrtarëve u janë dërguar vendimet për ndërprerjen e kontratës së punës.

Demokracia.com lidhur me këtë çështje ka kontaktuar ditë më parë edhe me kryeshefin Dri Cena. Ai ka thënë se nuk mund të përgjigjet, sepse është konfidenciale.

“A mund t’i parashtroni pyetjet me email? Janë pak konfidenciale, nuk e di si i keni marrë këto të dhëna. Kontaktone zyrtarin për media”, ka thënë Cena për Demokracia.com.

Është kontaktuar, po ashtu, edhe kryesuesi i Bordit të KRU “Hidrodrini”, Jusuf Nikçi.

Ai i ka thënë mediumit se është në një vend të papërshtatshëm dhe ka kërkuar që të kontaktohet më vonë, por pastaj e ka mbyllur telefonin.

“Jam në një vend të papërshtatshëm. A mund të më thërrisni pas 15 minutash?”, ka thënë ai.

Që të gjithë atyre që u janë ndërprerë kontratat janë emëruar po ashtu nga Qeveria Kurti.

 

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025