Lajme
DOKUMENT | Me udhëzime të Gërvallës, Ambasada e Kosovës në Berlin ‘pezullon’ aktivitetet diplomatike për 1 javë kur vëmendja ndërkombëtare është tek Kosova
Demokracia
16:16 | 25 Tetor 2023

Share:

Një skandal diplomatik ka ndodhur në Ambasadën e Kosovës në Gjermani.

Në një raport javor që ka siguruar Demokracia.com, shihet se ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, tregon se me instruksione të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk është zhvilluar asnjë aktivitet diplomatik.

“Për periudhën 16-20 tetor 2023 dhe sipas instruksioneve të znj. Donika Gërvalla-Schwarz, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Diasporës së Republikës së Kosovës përveç ofrimit të shërbimeve konsullore për qytetarët tanë, ARKS në Berlin nuk ka zhvilluar asnjë komunikim tjetër”, thuhet në raportin e ambasadorit Ajeti.

Nuk dihet arsyeja e këtyre instruksioneve nga Gërvalla, por duke e parë që vëmendja ndërkombëtare është tek Kosova, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë, një veprim i tillë nga diplomacia kosovare mund të cilësohet si skandaloz.

Kujtojmë që Faruk Ajeti para dy vitesh e ka filluar zyrtarisht punën si ambasador i Kosovës në Gjermani.

Diplomati kosovar theksonte se do të punonte me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“, shkruante ai./Demokracia.com/

Të ngjashme