Qeveria e Kosovës vazhdon të mbush pozitat shtetërore me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kapja e dikastereve shtetërore është bërë tashmë përditshmëri, duke nisur nga institucionet qeveritare, për të vazhduar edhe me kompani rajonale.
Kapja më e re është vulosur në Pejë, respektivisht në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”.
Demokracia.com ka siguruar vendimin e kësaj kompania të datës 22 qershor ku bëhet e ditur se Besnik Zeqiraj është zgjedhur në pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar.
Në këtë vendim thuhet se sipas vlerësimit të kandidatëve, Zeqiraj ka fituar numrin më të madh të pikëve dhe rrjedhimisht është zgjedhur në pozitën kryesore financiare të KRU “Hidrodrini” në Pejë.
Zeqiraj është sekretar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë dhe ka qenë kandidat për deputet i kësaj partie në zgjedhjet e kaluara.
Ai në vitin 2017 ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Pejë, pasi që në vitin 2015 i kishte vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvatje, së bashku me një person tjetër. /Demokracia.com/