Lajme
DOKUMENT | Luksi i Qeverisë Kurti, MAPL hap tender për dhurata për nevoja të kabinetit
Demokracia
14:03 | 25 Prill 2023

Share:

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka vendosur t’i shpenzojë 4 mijë euro për blerjen e disa dhuratave për nevoja të kabinetit.

Ministria e udhëhequr nga Elbert Krasniqi, ka vendosur që të shpenzoj para për blerjen e dhuratave.

Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP, harta e Kosovës, hyjnesha në fron, janë vetëm disa nga dhuratat, për të cilat është paraparë që të shpenzohen 4 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit është treguar se do të blihen disa harta të Kosovës në filigran, hyjnesha në fron etij.

“Hynesha në fron Materiali duhet të jetë filigran i punuar nga argjendi i pastër, korniza të drurit me xham, paspartuja e dyfishtë dhe kadife, dimensionet 19.50cm x 22.00cm 10 Copë; Harta të Kosovës Materiali duhet të jetë filigran i punuar nga argjendi i pastër, korniza të drurit me xham, paspartuja e dyfishtë dhe kadife, dimensionet 25.50 cm x 25.50 cm 10 cope; Brosh Materiali duhet të jetë filigran i punuar nga argjendi i pastër, peshë 16 gram 10 cope; Shqiponja Materiali duhet të jetë filigran i punuar nga argjendi i pastër, korniza të drurit me xham, paspartuja e dyfishtë dhe kadife, 27.70 cm x 28.40 cm 10 cope; Hynesha në fron M Materiali duhet të jetë filigran i punuar nga argjendi i pastër, korniza të drurit me xham, paspartuja e dyfishtë dhe kadife, dimensionet 24.70cm x 29.40cm 10 cope”, thuhet në dosjen e tenderit.

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është data 05.05.2023, ora 14:00:00. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme