Lajme
DOKUMENT| Lufta izraelito-palestineze, Vjosa Osmani urgjentisht e pajisë kabinetin me libra për marrëdhëniet shqiptaro-hebreje
Demokracia
13:16 | 12 Tetor 2023

Share:

Për shkak se sulmet terroriste të Hamasit shkaktuan mijëra viktima izraelite, javën e kaluar ka shpërthyer një konflikt i ashpër mes dy vendeve duke lënë qindra të vrarë. Shtetet e Evropës janë rreshtuar krah Izraelit. Kështu ka bërë edhe Republika e Kosovës, veçse zyra e presidentes Vjosa Osmani po mëton t’i ushqejë edhe më dije kabinetin e saj lidhur me marrëdhëniet që kanë pasur shqiptarët më popullin izraelit, shkruan Demokracia.com.

Një furnizim emergjent, me procedurë të “koutimit të çmimit” për furnzim me libra të vlerës së vogël, tashmë e ka bërë Presidenca e Kosovës.

Zyra e Vjosa Osmanit ka blerë 40 libra, 20 në gjuhën shqipe dhe 20 në gjuhën angleze për stafin e kabinetit. Bëhet fjalë për monografinë “Shqiptarët dhe Hebrenjtë” nga autori Shaban Sinani, ose në anglisht “Albanian and Jews”.

Libri që ka 40 faqe kryesisht flet rreth lidhjeve shqiptaro-hebraike në funksion të shpjegimit shkencor të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.

Për këto 40 libra janë paguar 720 euro tek kompania “AWA” SHPK, ose 18 euro për një sosh. Kjo kompani, kryesisht merret me furnizimin e pajisjeve medicionale. Madje, pronari saj ishte arrestuar para dy viteve nën pretendimin për dallavere me tender për shkak që, sipas Prokurorisë, kompania nuk i kishte furnizuar Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Novobërdës me barna dhe produkte të tjera medicinale, por kishte lëshuar fatura fiktive kinse i ka furnizuar të njëjtat. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme