Komuna e Shtimes ka dhënë një tender në vlerë 7 mijë euro për shërbime të bufesë. Me këto para do të blihen disa llojeve të pijeve dhe kafeve.
Espresso, makiato dhe kafet turke nuk do të mungojnë në Komunën e Shtimes që drejtohet nga Qemajl Aliu, i vetëquajturi “çlirimtar”.
Madje, këto produkte do të jenë me mijëra copë, si kafe espreso 1300 copë, kafe makiato 1350 copë dhe kafe turke 900 copë, shkruan Demokracia.com.
E për blerjen e tyre dhe disa pijeve të tjera të gazuara dhe ujë është dhënë një tender në vlerë 7 mijë euro.
“Shërbimet e bufesë për Komunën e Shtimes. Data e dhënies së kontratës 05.06.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 13.06.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 1 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata, Bislim Beqaj B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 6,997.00 euro”.
Në dosjen e tenderit është treguar me detaje se cilat produkte do të blihen dhe do të servohen në bufenë e komunës.
“Kafe Espresso. Kafe Makiato. Kafe Turke. Nes café (ekuivalent). Qumësht me çokollad, Çaj filter të gjitha llojet”.
Po ashtu, do të ketë edhe disa lloje të lëngjeve dhe ujit të thjeshtë e të gazuar.
“Pije në kanaqe 0.33 L, të gjitha llojet (jo alkoolike). Lëngje frutash paketim qelqi 250 ml, të gjitha llojet. Ujë të gazuar 0.5 L. Ujë të pa gazuar 0.5 L. Ujë të pa gazuar 0.33 L. Ujë të gazuar 0.33 L. Ujë të gazuar me paketim qelqi 0.25 L. Ujë të pa gazuar me paktim qelqi 0.33 L. /Demokracia.com/