Lajme
DOKUMENT| Letër pas letre, Osmani i “përgjërohet” Bidenit për një takim virtual
Demokracia
18:58 | 28 Shtator 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk ka arritur ta sigurojë një takim zyrtar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Të gjitha ‘takimet’ me Biden kanë qenë në ndonjë ceremoni varrimi.

E, Osmani ka kohë që po insiston që ta takojë presidentin amerikan.

Aktualisht, Osmani gjendet në SHBA, por një muaj para se të shkonte atje, ajo i kishte dërguar një letër presidentit amerikan, ku i kërkonte që Biden përmes një videomesazhi të jetë pjesë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që pritet të mbahet në fund të muajit tetor.

Demokracia.com ka siguruar letrën që Osmani i ka dërguar presidentit Biden më 10 gusht.

“Në kuadër të angazhimeve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci dhe vendosmërisë së palëkundur të lidershipit të vendit tonë për forcimin e demokracisë, promovimin e paqes dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, do të jem nikoqire e Forumit inaugurues për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS). Prandaj, kam kënaqësinë t’ju ftoj të jepni një videoadresim në edicionin e parë të Forumit që do të mbahet në Prishtinë më 22-23 tetor 2022”, ka shkruar Osmani në letrën drejtuar Bidenit.

Tutje në këtë letër, Osmani thotë se populli i Kosovës do të ishte i nderuar ta dëgjonte një mesazh nga Biden.

“Populli i Kosovës do të ishte i nderuar të ju dëgjonte ndërsa mblidhemi për të diskutuar dhe kontribuuar për paqen e qëndrueshme në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani, përcjell Demokracia.com.

Presidentja Osmani shkruan se ky forum po zhvillohet në një kohë kur paqja, liria dhe siguria janë nën sulm mu në zemër të Evropës, ku gratë dhe vajzat përsëri janë në qendër të dhunës, torturës dhe trajtimit çnjerëzor.

“Forumi do të bashkojë liderë botërorë, akademikë, shoqërinë civile dhe grupe të tjera interesi për të diskutuar mbi agjendën e rëndësishme të paqes së qëndrueshme, barazisë dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në mbarë botën. Përveç se është angazhim kyç në përpjekjet tona kolektive për të sjellë demokracitë më pranë njëra-tjetrës përmes nismës suaj të rëndësishme, forumi i këtij viti do t’i dedikohet sekretares së ndjerë të shtetit, Madeleine Albright. Siç e dini, sekretarja Albright ka një vend të veçantë në zemrat tona këtu në Kosovë dhe besoj se forumi do të jetë një mënyrë e përshtatshme për të nderuar dhe vazhduar trashëgiminë e saj të promovimit të paqes, lirisë dhe demokracisë në mbarë botën, duke siguruar që gratë dhe vajzat të luajnë një rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë”. ka shkruar ajo.

Osmani i kishte kërkuar takim presidentit amerikan Biden edhe në një letër të cilën ia kishte dërguar më datën 10 mars të këtij viti, ku e ishte falënderuar për urimin e përvjetorit të 14 të pavarësisë së Kosovës.

“Pres me padurim mundësinë që të takohemi personalisht sa me shpejt, kurdo që ju konvenon”, ka shkruar Osmani.

 

Dje mediat raportuan se presidentja Osmani ka tentuar ta tregtojë hyrjen e saj në Zyrën Ovale, duke i premtuar presidentit amerikan se nëse sigurohet takimi, ajo do ta marrë me vete yllin botëror të pop muzikës, shqiptaren Dua Lipa.

Osmani nuk ka arritur ta takojë as sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres ndon♪7se mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate. /Demokracia.com/

Të ngjashme