Lajme
DOKUMENT | Largohet edhe një zv/ministre nga Qeveria Kurti
Demokracia
18:32 | 31 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka liruar nga detyra zëvendësministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Bërdyna.

Në vendimin e siguruar nga Demokracia.com thuhet se Bërdyna është liruar të hënën nga detyra.

Po ashtu në vendim thuhet se Edona Bërdyna obligohet që të bëjë deklarimin e pasurisë.

“Znj. Bërdyna është e obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave. Obligohet Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Zyra e Kryeministrit për zbatimin e këtij Vendimi”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Bërdyna është emëruar zëvendësministre e MASHTI-t më 27 maj të vitit 2021.

Të ngjashme