Kujtim Shala është emëruar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së.
I emëruari i Osmanit dhe Kurtit si Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së po del se ka pasur probleme me punën e tij gjatë kohës kur ishte pjesë e stafit të IT-së në FSK.
Demokracia.com ka siguruar dokumentet që dëshmojnë se Shala ishte ndëshkuar në procedurë disiplinore, pasi komisioni disiplinor kishte konstatuar parregullsi në punën e tij.
Në dosjen e tij në ministri figuron se Shala ishte pezulluar nga puna për dy muaj e më pas paga e tij ishte zvogëluar për 3 muaj, pasi komisioni kishte konstatuar shkelje gjatë punës.
Lexo edhe:
Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së që u emërua nga Osmani e Kurti ishte suspenduar nga FSK-ja