Lajme
DOKUMENT| Ky është kallëzimi penal që PDK-ja dorëzoi ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së
Demokracia
12:05 | 22 Prill 2022

Share:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot kallëzim penal për anëtarët e Bordit të ZRRE-së, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e zbatimit të vendimit për shtrenjtimin energjisë elektrike.

PDK ka bërë padi për kryesuesin dhe anëtarët e bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, kryesues, anëtarët Izet Rushiti, Selman Hoti, Lutfije Dervishi dhe Gani Buçaj.

Demokraci.com ka siguruar kallëzimin penal të PDK-së ku thuhet se “për shkak të veprave penale “Mospërfillje e gjykatës”, nga neni 393, “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394 dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 dhe “Bashkëkryerja”, nga neni 31, i Kodit Nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu ndër të tjera në këtë kallëzim thuhet se “personat e kallëzuar, në cilësi të personave zyrtarë me dashje nuk i janë bindur vendimit gjyqësor të gjykatës kompetente, kanë refuzuar ekzekutimin e të njëjtit brenda afatit ligjor, duke shkaktuar kështu shkelje kolektive të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe dëm substancial material”.

PDK-ja ka akuzuar se anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nuk i kanë përmbushur detyrat për të cilët janë zgjedhur.

“Në këtë mënyrë, personat e kallëzuar, në cilësi të personave zyrtarë, mos veprimin e tyre nuk  i kanë përmbushur detyrat zyrtare në të cilët janë zgjedhur dhe shërbejnë, duke e shpërdorur kështu detyrën zyrtare me faktin e shkeljes me dashje apo me dijeni të ligjit, respektivisht moskryerjen e detyrës ligjore për zbatimin e vendimit gjyqësor”, thuhet në kallëzimin penal.

“Para së të përshkruhet arsyetimi për veprat penale të pretenduara nga ana e personave të kallëzuar, në vijim përmes këtij kallëzimi, me qellim të ofrimit sa me të saktë të rrethanave mbi të cilat është ngritur ky kallëzim, në mënyrë të përmbledhur dhe kronologjike parashtrojnë faktet si në vijim”, thuhet ndër të tjera.

Më poshtë Demokracia.com ju sjell të plotë kallëzimin penal:

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme