Lajme
DOKUMENT| Ky është arsyetimi i Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Pranvera Ejupit nga detyra
Demokracia
12:57 | 27 Maj 2022

Share:

Ditë më parë, udhëheqësja e Divizionit për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Specialja në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, me vendim të ministres Albulena Haxhiu është liruar nga detyra.

Në vendimin zyrtar të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për lirimin nga detyra të Pranvera Ejupi-Hajzeraj, thuhet se ajo nuk u është përmbajtur obligimeve të saj, raporton Demokracia.com.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se gjatë ushtrimit të përgjegjësive të saj, Udhëheqësja e Divizionit për koordinimin e procesit për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, në mënyrë të përsëritur nuk i është përmbajtur obligimeve që rrjedhin nga përgjegjësitë e angazhimit të saj, duke tejkaluar kompetencat dhe gjithashtu, duke raportuar në mënyrë të pasaktë.

“Raportimi i pasaktë dhe tejkalimi i kompetencave bie ndesh me rregullore përkatëse dhe legjislacionin në fuqi dhe për arsyet e tilla, u vendos si në dispozitiv të vendimit”, thuhet në vendim. /Demokracia.com/

Të ngjashme