Lajme
DOKUMENT| Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Projektligji i pagave dhe ai për zyrtarët publik
Demokracia
13:57 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për sot.

Seanca prite të nis në ora 14:00, pas përfundimit të seancës ku është duke u bërë shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës për seancën, ku në rend të ditës janë vetëm dy pika.

Kuvendi ka vendosur në rend dite projektligjin për zyrtarët publik si dhe projektligjin për pagat me shmangie nga afatet procedurale.

Në seancën e 9 dhjetorit kur janë miratuar në parim këto projektligje është vendosur që të trajtimi i tyre të bëhet në procedurë të rregullt.

Afati ligjor për të propozuar amendamente sipas rregullores së Kuvendit është 15 ditë.

Sjellja e këtyre dy projektligjeve sot në kuvendit, nuk do t`ia mundësonte, deputetëve që të shtojnë amendamente të reja për këto dy projektligje të propozuara nga qeveria. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme