Lajme
DOKUMENT| Kuvendi jep tender 214 mijë euro për larje, shpëlarje e mirëmbajte
Demokracia
10:16 | 21 Prill 2023

Share:

Kuvendi i Kosovës ka dhënë një tender në vlerë të 214 mijë eurove për ‘Shërbime mbështetëse në ndërtesën e Kuvendit”. Sipas përshkrimit të bërë, këto shërbime kanë të bëjnë kryesisht me larje, shpëlarje e mirëmbajte.

Kuvendi i Kosovës, që për kryetar ka Glauk Konjufcën e Vetëvendosjes, duket se ditëve në vazhdim do të jetë më i pastër.

Një tender për “Shërbimet mbështetëse në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës” është dhënë ditë më parë, vlera e të cilit kap shumën e 214 mijë eurove.

Në përshkrimin e dhënë nga Kuvendi, ky tender kryesisht ka të bëjë më mirëmbajtën e ndërtesës, larjen e perdeve dhe tepihëve. Po ashtu, do të pastrohen edhe banjot e korridoret.

“Përshkrimi i shkurtër: Shërbimet mbështetëse në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Data e dhënies së kontratës 13.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 25.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “Schafberger Jr. GmbH – Dega Kosovë Dega në Kosovë; Uni – Project O.P.”.  Vlera e përgjithshme e kontratës 214,090.00 euro”, shkruan Demokracia.com.

Në këtë tender, po ashtu, janë dhënë edhe disa sqarime për sipërfaqen që ka ndërtesa e Kuvendit.

“Kuvendi është përgjegjës për dhënien e shërbimeve mbështetëse për një sipërfaqe prej gjithsej 20353  metra katrorë, si në vijim: Objekti. Sipërfaqet e hapësirave të brendshme. Sipërfaqet e jashtme me vend-parkingje. Sipërfaqet e gjelbëruara. Gjithsej sipërfaqja për tërë ndërtesën 20 mijë e 353”.

Tutje tregohet se sipërfaqet e prezantuara të ndërtesës paraqesin gjithçka që ka në ndërtesë.

“Sipërfaqet e prezantuara të ndërtesës paraqesin sipërfaqet në ndërtesë me të gjitha zonat, të gjitha nivelet, tarracat, bodrumet, anekset e ndërtesave transporti, (pikat e sigurimit), parkingjet, gjelbërimet, shtigje të këmbësorëve, etj. Detyrat lidhur me furnizimet, transportin dhe pajisjet kryhen nga kontraktuesit e angazhuar. Kuvendi i Republikës së Kosovës do të kryejë mbikëqyrjen e shërbimeve dhe do të të bëjë kontrollin/inspektimin e cilësisë së shërbimeve të kërkuara”.

Janë ndarë edhe në disa pika të gjitha punët që do t’i bëjë kompania fituese.

“Mirëmbajtja teknike. Mirëmbajtja higjienike. Mirëmbajtja e kopshtit. Shërbime tjera mbështetëse. Shërbimet e dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit. Larja e perdeve dhe flamujve. Pastrimi dhe dezinfektimi i rezervoarëve të ujit. Servisimi i rregullt i gjeneratorëve”.

Kuvendi në fund ka dhënë edhe disa këshilla sesi duhet të bëhet pastrimi dhe fshirja në objekt.

“Fshirja duhet të kryhet me anë të fshesave, brushave, leckave të pluhurit dhe fshesave elektrike pa zhurmë. Dyshemeja konsiderohet e pastër kur nuk ka mbeturina, pluhur të dukshëm, guriçka dhe mbeturina të ushqimit”.

Mirëmbajtja higjienike duhet të bëhet me fshesë elektrike pa zhurmë.

“Mirëmbajtje higjienike me fshesë elektrike kryhet me fshesën elektrike pa zhurmë, për mirëmbajtje higjieniken e tepihëve thithësen në formë brushoje. Tepihu konsiderohet i pastruar kur nuk përmban mbeturina dhe copëza dheu në tepih”.

Po ashtu, është thënë se disa pjesë duhet të pastrohen me leckë të njomë dhe me leckë plotësisht të lagur.

“Fshirja me leckë nevojitet për të pastruar hapësirat e dyshemesë së drurit kur Mirëmbajtja higjienike e lagësht nuk është e dëshirueshme. Pas fshirjes, mirëmbajtja higjienike e njomë mund të arrihet duke shfrytëzuar leckën e njomur në tretje detergjenti/dezinfektuesi dhe shtrydhja e saj deri sa të jetë e lagur. Dyshemeja e pastruar mirë me leckë është ajo që nuk ka pluhur, shenja, cipë të hollë pluhuri, vija të ndryshme, mbeturina dhe ujë të mbetur. Mirëmbajtja higjienike me leckë të lagur vjen pas fshirjes dhe bëhet në hapësirat që nuk kanë tepih ose dysheme të drurit duke shfrytëzuar lecka pambuku ose shpuzë. Leckat zhyten më shpesh në ujë të pastër dhe tretje detergjenti dhe/ose dezinfektuesi për të lagur dheun. Dyshemetë pastaj shpërlahen me leckë të njomë për të larguar të mbeturat e mirëmbajtjes higjienike të lagësht dhe ujin e tepërt”.

Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe pastrimit higjienik të urinaleve, tualeteve, lavatoreve, lavamanëve, tushave, mureve, dyerve, ndarjeve dhe të gjitha hapësirave tjera të lavatoreve bëhet me lecka, shpuzë, lecka të lagura, brusha dhe pajisje te tjera të cilat nuk përdoren më për asgjë tjetër dhe me detergjent dezinfektues.

“Lavatorja e larë mirë është ajo ku edhe hapësirat nën instalimet e ndryshme dhe të gjitha hapësirat e dukshme të jenë të pastruara. Të gjitha instalimet duhet të kenë pamje të pastër, pa vija dhe pamje higjienike. Punëtoret higjienik duhet gjithmonë të punojnë me dorëza mbrojtëse”. /Demokracia.com/

Të ngjashme