Lajme
DOKUMENT| Kuvendi i bën gati 100 mijë euro për biletat e udhëtimeve jashtë vendit 
Demokracia
13:15 | 07 Gusht 2023

Share:

Rreth 100 mijë euro pritet të shpenzohen nga buxheti i shtetit për bileta udhëtimi jashtë vendit për nevojat e Kuvendit të Kosovës. 

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për një kontratë për shërbime të udhëtimit me aeroplanë (bileta) për nevojat e këtij institucioni.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të publikuar në KRPP, Kuvendi parashihet të blejë rreth 250 bileta për udhëtime jashtë Kosovës. Ndërsa, në njoftim nuk janë bërë të ditura relacionet e këtyre udhëtimeve, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, është bërë e ditur se 50 për qind e këtyre shpenzimeve janë për udhëtimet e deputetëve, 20 për qind për udhëtimet e stafit politik dhe 30 për qind për stafin administrativ.

Kjo kontratë është paraparë për periudhën 12-mujore.

Ndërkohë, gjatë udhëtimeve jashtë vendit, deputetët e Kuvendit marrin edhe mëditje të majme. Vetëm gjatë vitit të kaluar, deputetët kanë marrë mbi 27 mijë euro mëditje për udhëtime jashtë Kosovës. Deputetët e shumicës parlamentare kanë udhëtuar më së shumti jashtë vendit gjatë vitit 2022. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024