Lajme
DOKUMENT| Kurti s’lëviz më pa veturë, zyra e tij shpenzoi rreth 59 mijë euro për karburante
Demokracia
12:18 | 13 Maj 2022

Share:

“Xhipat e zi” ishte fjala që më së shumti e kemi dëgjuar nga Albin Kurti, gjatë kohës së tubimeve elektorale. Por, me të ardhur në pushtet, po del që Kurtit po i pëlqen shumë të lëviz me xhipa.

Gjatë kohës sa ishte në opozitë, Albin Kurti çdo herë kishte kritikuar përdorimin e veturave nga liderët shtetërorë.

“Ata kanë xhipa, ne kemi trotuare. Ju e keni parë: kur politikanët zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar e xhama të errësuar”, thoshte Kurti, përcjell Demokracia.com.

Por, me të ardhur në pushtet, ai i harroi kritikat e tij për përdorimin e veturave zyrtare. Madje, ato i përdori vetë edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

Sipas dokumenteve të Zyrës së Kryeministrit të siguruara nga Demokracia.com më kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, në të cilën përfshihen edhe 3 muaj qeverisje nga Avdullah Hoti dhe nëntë nga Albin Kurti, shihet se Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar 58 mijë e 733 euro e 38 centë për karburante të veturave, 2 mijë e 35 euro e 38 centë për sigurimin e tyre dhe 414 euro e 81 centë për mirëmbajtje dhe riparim të automjeteve.

Janë gjithsej 61 mijë e 183 euro e 57 centë, që janë shpenzuar për vetura gjatë gjithë vitit të kaluar nga Zyra e Kryeministrit. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Të ngjashme