Lajme
DOKUMENT | Kurti sërish anon kah komunat e Vetëvendosjes, Podujevën e bënë me Park Industrial e Teknologjik
Demokracia
21:17 | 16 Prill 2024

Share:

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së enjte do të mbajë mbledhjen e radhës. Në takimin me ministra është paraparë rendi i ditës me disa pika. Një nder to është edhe Propozim-vendimi për themelimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik në Podujevë.

Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti, tashmë njihet për favorizimin që u bënë atyre pak komunave që drejtohen nga kryetarët e Vetëvendosjes.

Prej që Kurti ka ardhur në Qeveri, komunat që drejtohen nga subjektet e tjera partiake janë anashkaluar nga investimet dhe ndarja e parave, shkruan Demokracia.com.

Qeveria Kurti tash po pretendon ta bëjë edhe një investim në Komunën e Podujevës, që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik me emërtimin Park i Përgjithshëm në Komunën e Podujevës me kohëzgjatje prej 99 vite (MINT)”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Në rendin e ditës së mbledhjes së Qeverisë që do të mbahet të enjten janë edhe disa propozime dhe vendime të tjera.

Një nga to është edhe marrja e një kredie për rregullimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për Autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Saudit për Zhvillim për Projektin e Magjistrales Prishtinë – Mitrovicë (MFPT)”.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të ndahen edhe disa para nga masa 2.2 për bizneset.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e Masës 2.2 Mbështetje bizneseve për qasje në financa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike (MFPT)”.

Disa para do t’i ndahen edhe zyrës se Albin Kurtit, por që nuk është bërë me dije se për çfarë vlere bëhet fjalë dhe cila është arsyeja.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Zyrën e Kryeministrit (MFTP)”, thuhet në vendim./Demokracia.com/

 

Të ngjashme