Kurti nesër do t’i mbledhë ministrat e tij. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka bërë publike se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës së ekzekutivit, por Demokracia.com e ka siguruar rendin e ditës së kësaj mbledhjeje.
Ndonëse akoma nuk është bërë ndonjë njoftim publik, Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e saj të 86-të, me fillim prej orës 13:00.
Demokracia.com e ka siguruar rendin e ditës, ku janë paraparë 24 pika.
Qeveria nesër pritet të diskutojë rreth Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, Shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
Pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Antidopingun, raporton Demokracia.com.
Po ashtu, sipas dokumentit zyrtar, Qeveria e Kosovës nesër pritet të shqyrtojë shumë nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare me shumë shtete në lidhje me Ripranimin e Personave që Qëndrojnë paautorizim në Kosovë.
Ky është rendi i ditës së mbledhjes së nesërme të Qeverisë së Kosovës: