Lajme
DOKUMENT | Kurti mbledh kabinetin qeveritar, ky është rendi i ditës
Demokracia
09:23 | 13 Shtator 2023

Share:

Qeveria e Kosovës  do të mbajë mbledhjen e radhës ku priten të shqyrtohet disa pika të rendit të ditës.

Mbledhja fillon në ora 10:00.

Demokracia.com ka arritur të siguroj rendin e ditës.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare. “Shqyrtimi i Projektligjit për Falimentimin (MD)”.

Gjatë kësaj mbledhje do të bëhet shqyrtimi edhe i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Shqyrtimi I Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘ Programi i Tregut të Vetëm’  (MINT)”, thuhet në njoftim.

Në pikën tetë të mbledhjes së ekzekutivit do të shqyrtohet edhe ndarja buxhetore për tërmetin në Turqi.

“Shqyrtimi i Kërkesës për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje financiare për familjet e ndikuara nga tërmeti në Turqi (MFPT)”.

Ndërsa, në pikën e 17-të do të bëhet shqyrtimi i Nismës për Lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Po ashtu do të bëhet edhe Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Fushën e Shërbimeve të Navigacionit Ajror(MMPHI).

Ndërsa, në pikën e 22-të thuhet se do të bëhet Informimi i Kabinetit Qeveritar për Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar-qershor 2023 (MAPL).

Ky është rendi i ditës për mbledhjen e 159-të të Qeverisë së Kosovës:

Të ngjashme