Lajme
DOKUMENT | Kurti ishte në Norvegji, nëpunësit e zyrës së tij i bëjnë “dhuratë” një karrige superluksoze
Demokracia
15:09 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, festën e Krishtlindjes e ka kaluar në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes. Por, nëpunësit e zyrës së tij në Kosovë, u kujdesën që atij t’i rregullohet pak zyra kur të kthehet në punë, shkruan Demokracia.com.

Nuk dihet nëse kryeministri Kurti ka probleme me shtyllën kurrizore, por dilema mund të ngrihet kur merret parasysh kërkesa e zyrës së tij për t’ia blerë një karrige ergonomike.

“Furnizim me tavolinë dhe karrige ergonomike”, quhet tenderi i vlerës së vogël, të cilin e ka realizuar zyra e tij.

Fiks 820 euro i kushtoi kjo tavolinë dhe karrige, zyrës së kryeministrit Kurti, të cilat u blenë tek “SMART MODEL” L.L.C.

Tavolina është kërkuar të jetë me dimensione 80 me 160, ngjyrë e bardhë. Ndërsa, karrigia është kërkuar të jetë me mundësi lëkundjeje e lirë dhe bllokim i pozicionit të punës, më mbështetës koke të rehatshme. /Demokracia.com/

Të ngjashme