Lajme
DOKUMENT | Kurti ia shtron vetes një tepih të leshit me kualitetit të lartë
Demokracia
14:37 | 01 Dhjetor 2023

Share:

Zyra e Kryeministrit ka dhënë një tender në vlerë të 540 eurove për blerjen e një tepihu. Ky tepih nëpër të cilin do të shkelë edhe Albin Kurti është i kualitetit të lartë dhe i punuar nga leshi.

Një tepih i ri do të shtrohet në Qeverinë e Kosovës. Blerjen e tij përmes një tenderi publik e ka bërë zyra e Albin Kurtit.

Nuk është treguar se në cilën zyre do të shtrohet, por vetëm dihet që vlera e tij është fiks 540 euro, shkruan Demokracia.com.

Tepihu është i punuar nga leshi dhe ka një kualitet të lartë.

“Furnizim me tepih. Furnizim me tepih të punuar nga leshi i kualitetit të lartë, Dim. 200 cm x 300 cm 6m. Vlera e përgjithshme e kontratës 540.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Për këtë tender ka konkurruar vetëm një kompani, e cila edhe është shpallur fituese.

Kontrata mes kompanisë dhe Kryeministrisë është nënshkruar para tri ditësh.

“Data e nënshkrimit të kontratës: 27.11.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar i kompanisë fituese “GJINI”. /Demokracia.com/

Të ngjashme