Kryeministri Albin Kurti, përveç që është në rënie të lirë politike, atij i ka rënë edhe autoriteti tek vartësit e tij.
Në homazhet e sotme për nder të Ditës së Çlirimit, përkundër që ishte thirrur i tërë kabineti qeveritar për t’i shoqëruar Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën, dy të parët përfunduan të shoqëruar vetëm nga ministri Armend Mehaj dhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, raporton Demokracia.com.
E ndonëse zëvendësministrat nuk ishin të ftuar zyrtarisht, i pranishëm ishte edhe zëvendësi i Armend Mehajt, Shemsi Syla.
Demokracia.com e ka siguruar ftesën që iu ka shkuar zëvendëskryeministrave dhe ministrave të Kurtit dje nga shefja e protokollit të tij, por edhe pse u ftuan zyrtarisht, ata nuk iu bashkuan.
Osmani e Kurti u shoqëruan vetëm nga disa këshilltarë të tyre gjatë këtyre homazheve.
Atyre nuk iu bashkua as kryeparlamentari Glauk Konjufca. /Demokracia.com/