Lajme
DOKUMENT | Kryetari i Istogut riboton librin për babanë e tij me para të qytetarëve, tenderi hapet dhe mbyllet brenda tri ditësh
Demokracia
22:49 | 09 Maj 2023

Share:

Komuna e Istogut që udhëhiqet nga Ilir Ferati, ka shpallur tender për ribotimin e një libri që i kushtohet babait të tij të ndjerë, ish-kryetarit të kësaj komune Fadil Ferati. 

Ribotimi i librit “E kujtojmë Fadil Feratin”, do t’i kushtojë taksapaguesve të Istogut 998 euro, shkruan Demokracia.com.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, do të botohen 200 ekzemplarë të këtij libri.

Vlera e parashikuar e këtij tenderi ka qenë 999 euro, ndërsa e ka fituar operatori për çmimin 998 euro.

Ky tender është dhënë me procedurë të përshpejtuar. Sipas të dhënave të tenderit, data e inicimit ka qenë më 2 maj, hapja e tenderëve është bërë më 4 maj, kurse nënshkrimi i kontratës është bërë vetëm një ditë më pas, më 5 maj.

Për ribotimit e librit “E kujtojmë Fadil Feratin” ka aplikuar vetëm një kompani dhe ajo është zgjedhur fituese. Bëhet fjalë për fituesin me emër Nezir Prokshi B.I.

 

Fadil Ferati ka qenë kryetar i Komunës së Istogut dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka vdekur në vitin 2010 në moshën 50 vjeçare. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024