Lajme
DOKUMENT| Kryeqytetit i kushtojnë 10 tualet kabina në parkingje gati 26 mijë euro
Demokracia
12:16 | 21 Prill 2023

Share:

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking SH.A” do t’i pajisë parkingjet e kryeqytetit me tualet kabina fushore.

Për këtë qëllim, kjo ndërmarrje ka dhënë tender me vlerë 26 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Me kontratë parashihet vendosja e tualet kabinave fushore, zbrazja dhe pastrimi i tyre.

“Qëllimi i kësaj kontrate është marrja me qira dhe vendosja e dhjetë tualeteve fushore si dhe zbrazja, pastrimi i tyre, një herë në javë”.

Kjo marrvëshje do të zgjasë 24 muaj, shkruan Demokracia.com.

Kontratën e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik Zahiri SH.P. K, N.SH.T dhe Kanalprofis.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 25 mijë e 480 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme