Lajme
DOKUMENT| KRU “Gjakova” shpenzon mbi 15 mijë euro për laptopë dhe kompjuterë
Demokracia
17:50 | 16 Nëntor 2022

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, KRU “Gjakova” së shpejti do të pajiset me laptopë dhe kompjuterë të rinj.

Kjo kompani, e cila është përkujdesur që të pajisë punëtorët me laptopë dhe kompjuterë të rinj, ka nënshkruar kontratë në vlerë 15 mijë 968 euro, shkruan Demokracia.com.

Fillimisht ishte paraparë që për këtë tender të shpenzoheshin 20 mijë euro.

Megjithatë, siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, për ketë tender kanë aplikuar vetëm dy kompani, ndërsa është përzgjedhur ajo me çmimin me të ulët.

Kompania e përzgjedhur, “Aritech”, do ta bëjë furnizimin me laptopë dhe kompjuterë për KRU “Gjakova”.  /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme