Lajme
DOKUMENT| Konjufca po i ndërron perdet dhe tepisonët, Kuvendi hap tender 25 mijë euro
Demokracia
15:41 | 02 Qershor 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës ka shpallur tender për blerjen e perdeve dhe tepisonëve.

Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në Prokurimin Publik, vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 25 mijë euro, raporton Demokracia.com.

Në tenderin e publikuar në KRPP thuhet se pritet blerja e 15 artikujve.

Përmes njoftimit për kontratë, Kuvendi ka bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate pritet të jetë 36 muaj.

Kompanitë e interesuara kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat deri më 23 qershor në orën 14:00, derisa para dorëzimit të ofertave, ato duhet të bëjnë një vizitë në Kuvend. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024