Lajme
DOKUMENT| Konjufca ndan 30 mijë euro për lule e drunj dekorativ
Demokracia
11:30 | 11 Maj 2023

Share:

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës shumë shpejt do të mbillen disa lule e drunj dekorativ. Për këtë është rihapur një tender në vlerë prej 30 mijë eurove.

Kuvendi i Kosovës që drejtohet nga Glauk Konjufca ka njoftuar se ka rihapur tender për “furnizim me lule, drunj dekorativ dhe mbjellja e tyre për gjelbërimin e oborrit”, shkruan Demokracia.com.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 30,000.00. Furnizim me lule, drunj dekorativ dhe mbjellja e tyre për gjelbërimin e oborrit”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe detaje se çfarë produkte dhe bimë do të mbillen në oborrin e Kuvendit, duke përfshirë disa lloje të pallmave, Cactus dhe Gypsophilij të Bardhë.

“Picea Conioca 1.20 m. Camocyparis leilandi 2.0 m .Picea omorica22.5 m. Buxus piramidalis 1.0 m. Magnolia Grandiflora Piramidalis 3.5 m. Thuja Smaragd 2.0 m .Klematis Mix. Dianthus Hybrida 0.25 m. Virbunum 0.80 m. Chrysanthema Top Hybrida mix 0.40 m. Petunue haning Hybrida (me varëse) 0.60 m. Pellagonjum Haning Peltatum Hybrida (Varese) 0.60 m. Begon Sempiflora Hybrida mix 0.30 m. Vinca Mediterana Hybrida mix 0.30 m, etj”.

Gjithashtu do të blihen edhe disa vazo dhe dekorativ.

“Vazo Plastike 3 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo Plastike 10 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo Plastike 15 litersh (forma standarde me ngjyra te ndryshme). Vazo e drurit ne dim: (75 x 45 x 50) cm , pjesa nga brendësia e saj e punuar nga llamarina një pjeseshe me dim.: (70 x 42.5 x 48.5) cm, bashkë me enën për ujitje. Vazo e drurit ne dim: (275 x 40 x 50) cm , pjesa nga brendësia e saj e punuar nga lamarina tre pjeseshe me dim (90 x 35 x 48.5) cm bashkë me enën për ujitje”.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është caktuar data 01.06.2023./Demokracia.com/.

 

 

 

Të ngjashme