Lajme
DOKUMENT | Komuna e Shtimes hap konkurs letrar, vendos kriter institucional për poezi fiks 25 vargje
Demokracia
22:47 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Komuna e Shtimes, e cila udhëhiqet nga Qemajl Aliu, po e hap një konkurs letrar për nder të 15 Janarit – Përvjetorit të Masakrës së Reçakut, shkruan Demokracia.com.

Ky takim poetik mbarëkombëtar mëtohet të jetë tradicional dhe do të mbahet për çdo vit, me rastin e shënimit të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, ku do të inkurajohen krijues letrarë nga të gjitha trevat shqiptare, që me poezitë e tyre të bëhen pjesë e edicionit.

Tri poezitë më të mira do të shpërblehen në këtë konkurs. Por, nëse në këtë konkurs ndërkombëtar do të garonte edhe Ismail Kadare, ai do të diskualifikohej menjëherë. Kjo të paktën do të ndodhte bazuar në kriteret që ka vendosur Komuna e Shtimes, e cila po kërkon poezi fiks me 25 vargje dhe Kadare nuk e ka asnjë poezi me kaq vargje.

Kriterin e dytë të cilin e ka vendosur komuna është se “poezitë duhet të kenë 25 vargje, me temë të lirë”. Pra, nuk kanë lënë devijim, siç do të duhej në këtë rast, p.sh “jo më pak se 25 vargje…”. Por, komuna e ka saktësuar numrin e vargjeve, që ndoshta kaq vargje nuk mund ta ketë poezia e asnjë shkrimtari me nam në Kosovë.

Dihet se ekzistojnë shumë lloje të poezive, të cilat ndahen në baza të karakteristikave të tyre, strukturës, tematikës dhe stilistikës. Po ashtu, dihet se poetët asnjëherë nuk kufizohen në numrin e vargjeve kur shkruajnë. Vetëm tek Soneti: Poezia shqiptohet zakonisht në 14 vargje dhe është e ndarë në katër katërthëse dhe një ditarthëse dhe një nga llojet më të njohura të sonetit është soneti shekspirian.

Komuna e Shtimes ka vendosur edhe kritere të tjera në garën për tri poezitë, për të cilat ka ndarë 1000 euro për çmimin e parë, 700 për vendin e dytë dhe 500 euro për vendin e parë.

Mbetet të shihet nëse komuna do ta përmirësojë këtë kriter ose në të kundërtën, shkrimtarët që u pëlqejnë çmimet do të ulën të shkruajnë një poezi ekskluzivisht për garim. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme