Lajme
DOKUMENT | “Komuna e shoferëve”, djali i shoferit të Bulliqit punësohet si infermier në QKMF-në e Podujevës
Demokracia
19:00 | 31 Mars 2024

Share:

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka krijuar një raport special me shoferët e tij. Jo qytetarët, por shoferët e tij, po i gëzojnë privilegjet dhe të mirat që po ua ofron Komuna e Podujevës, respektivisht kryetari Shpejtim Bulliqi.

Para pak ditësh, shoferi i Bulliqit, Abedin Zeka, është emëruar si drejtor i Bordit të Pastrimit.

Demokracia.com ka raportuar se edhe shoferi tjetër i kryetarit Shpejtim Bulliqi, Agron Fusha, kishte marrë 2 mijë euro si ndihmë financiare nga Komuna e Podujevës.

https://demokracia.com/dokumente-shpejtim-bulliqi-ia-dha-2-mije-euro-shoferit-te-tij-si-ndihme-financiare-nga-buxheti-i-komunes/

Përpos ndihmës financiare, së fundmi djali i shoferit të Shpejtim Bulliqit është punësuar si infermier në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Të premtën e datës 29 mars 2024 është publikuar vendimi, ku zyrtarisht Andi Fusha, djali i shoferit të kryetarit Shpejtim Bulliqi, është përzgjedhur si më i miri në mesin e konkurrentëve të tjerë për pozitën e infermierit. /Demokracia.com/

Të ngjashme