Lajme
DOKUMENT| Komuna e Prishtinës jep rreth 50 mijë euro për rrënimin e objekteve pa leje
Demokracia
13:00 | 07 Mars 2023

Share:

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspekcionit, kohë pas kohe rrënon objektet pa leje të ndërtuara në kryeqytet ndër vite. Këto rrënime taksapaguesve të Kosovës do t’u kushtojë hiç në pak se 49 mijë e 857 euro.

Komuna e cila udhëhiqet nga Përparim Rama ka nënshkruar kontratë me një kompani për rrënimin e ndërtimeve dhe punimeve pa leje në Prishtinë

Kështu të paktën parashihet në kontratën e nënshkruar nga kjo komunë, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik, shkruan Demokracia.com.

 

 

Për rrënimin e ndërtimeve pa leje komuna i ka dhënë kontratë 7 mujore kompanisë “Dardaniaa”SH.P.K, të cilës do t’i paguajë hiq më pak se 49 mijë e 857 euro.

Komuna e Prishtinës kishe pranuar dy ofertues për këtë shërbime, ndërsa njëri prej tyre i plotësoi kushtet e nevojshme.

Edhe pse është dhënë tenderi me vlerë afro 50 mijë euro, Komuna e Prishtinës nuk e di sa objekte do të rrënohen.

Edhe në tenderin e dhënë nuk është specifikuar sa objekte do të rrënohen.

Projektligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, është miratuar në Kuvendin e  Kosovës në dhjetor të viti të kaluar. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme