Lajme
DOKUMENT | Komuna e Prishtinës caktoi kundërligjshëm lokacionin për qentë endacakë, konfirmon MMPHI
Demokracia
15:20 | 18 Mars 2024

Share:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka shpallur të paligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit të parcelës për strehimin e kafshëve.

Kjo ministri ka konstatuar se hyrja e vendimit nuk është bazuar në Ligjin për Planifikimin Hapësinor.

Vendimi është publikuar nga asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, i cili ka thënë se seanca e radhës ku do të trajtohet kjo çështje do të mbahet në fund të muajit.

“Për shkak të mungesës së profesionalizmit, padijes dhe punëve shkel e shko të Komunës së Prishtinës, MMPHI e ka shpallur të jashtëligjshëm vendimin për ndarjen e parcelës për trajtimin e qenve endacakë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Kuvendit Komunal të Prishtinës i është kërkuar që ta rishikojë lokacionin e planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi.

Të ngjashme