Lajme
DOKUMENT| Komuna e Kamenicës i jep tender për shërbime mediale “dostit” të Alban Hysenit të LVV-së
Demokracia
13:12 | 19 Tetor 2022

Share:

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar kontratë për shërbime mediale.

E çuditërisht këtë tender e ka fituar kompania “Katër Creative Agency SH.P.K.”, ku njeri prej aksionarëve është “dost” i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com ka gjetur në ARBK se “Katër Creative Agency SH.P.K.”, ka për aksionarë tre persona dhe njëri nga ta është Behar Xhelili, i cili shihet të jetë i afërt me Alban Hysenin.

Xhelili posedon 33.30 për qind të kapitalit.

Ashtu edhe siç shihet në rrjetet sociale, Hyseni e Xhelili duket të jenë të afërt me njëri-tjetrin.

Në një postim në Facebook, Xhelili e kishte uruar Hysenin për fitore në zgjedhjet lokale.

Siç shihet në kontratën publikuar në KRPP, për këtë tender, kompania e “dostit” të Hysenit do të përfitojë 930 euro, shkruan Demokracia.com.

“Krijimi i videove (montimi, incizimi dhe përgatitja për promovim të projekteve kapitale. Krijimi i videove (montimi, incizimi dhe përgatitja për promovim të projekteve kapitale). Krijimi i fotolajmeve/dizajnëve informuese për kampanjat e ndryshme komunale. Përcjellja e aktivitetit të kryetarit përmes videove”, thuhet në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/ 

 

 

Të ngjashme