Lajme
DOKUMENT| Kolltuku i parehatshëm për Kurtin, i porositë edhe disa të reja 
Demokracia
13:52 | 17 Prill 2023

Share:

Që dy muaj radhazi, Zyra e Kryeministrit Kurti ka dhënë tender për blerjen e karrigeve të reja.

Edhe kësaj radhe, zyra e Kurtit ka nënshkruar kontratë përmes së cilës do të blihen disa mobilie.

Në njoftimin e shpallur në KRPP është treguar se në zyrën e Albin Kurtit do të vendosen edhe katër kolltuqe të reja.

Tenderin për furnizim në zyrën e Kurtit e ka fituar kompania “Mobelland” nga Suhareka, kompani kjo e cila vazhdimisht merr tenderë nga zyra e Kurtit.

Për blerjen e tyre është shpallur edhe një tender, në të cilin është treguar se janë planifikuar të shpenzohen 998 euro, shkruan Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit është treguar se do të blihen 4 kolltuqe.

Kujtojmë se gjatë muajit mars të këtij viti, zyra e Kurit ishte furnizuar me mobilie. Demokracia.com kishte raportuar se atë kontratë e kishte fituar kompania “SRAHEP SH.P.K.”, që është kompania e djalit të pronarit të “Mobelland” nga Suhareka, e cila vazhdimisht po merr tenderë nga zyra e Kurtit.

Edhe në korrik të vitit të kaluar, zyra e Kurtit kishte blerë karrige të reja në vlerë prej 9 mijë euro, derisa tenderi i ishte besuar sërish kompanisë “Mobelland” nga Suhareka. /Demokracia.com/

DOKUMENT| Loja e zyrës së Kurtit me tenderë, nuk i blen mobiljet më nga pronari i “Mobelland”, por tash nga kompania e djalit të tij

DOKUMENT| Zyra e kryeministrit Kurti e shton komoditetin, shpenzon 9 mijë euro për karrige

 

 

Të ngjashme