Lajme
DOKUMENT| Kjo është letra që Kurti ua dorëzoi veteranëve për dialog
Demokracia
16:39 | 16 Qershor 2022

Share:

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, pasi që u përjashtuan nga Ligji për Pagën Minimale, kanë marrë një letër nga kryeministri Albin Kurti.

Në këtë letër Kurti u kërkon atyre që nesër (e premte) të bisedojnë lidhur me këtë çështje.

“Shpresoj që kjo letër të ju gjejë mirë. Nesër, e premte, datë 17 qershor 2022, në orën 9:00, në Zyrën e Kryeministrit ju ftoj në një takim të përbashkët me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati dhe Kryetarin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, z. Armend Muja. Kjo ftesë ju bëhet për të diskutuar lidhur me kërkesat tuaja”, thuhet në letrën e Kurtit të cilën e ka siguruar Demokracia.com.

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2025