Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur një tender në vlerë të 360 mijë eurove për blerje të veturave. Është bërë me dije se me këto para do të blihen 10 vetura, pa njoftuar markën e tyre. Viti i prodhimit të këtyre veturave duhet t jetë 2022 ose 2023, të reja të papërdorura.
Në parkingun e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në disa Gjykata shumë shpejt do të parkohen veturat e reja.
Blerja e tyre tashmë veç ka nisur.
Edhe tenderi që kap vlerën e 360 mijë eurove është shpallur, derisa numri i veturave që do të blihen është caktuar të jetë 10, raporton Demokracia.com.
“Blerja e veturave te reja për KGjK dhe Gjykata. Vlera e parashikuar e kontratës: 360,000.00. Sasia apo fushëveprimi i përgjithshëm, 10 vetura. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 02.05.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Në dosjen e tenderit është treguar se veturat duhet të kenë së paku tri vite garancion.
“Kompanitë duhet të ofrojnë garancion nga i prodhuesit automjeteve ose i autorizuar i automjeteve dileri i autorizuar automjetit i cili përgjigjet për çdo defekt teknik që paraqitet në automjet gjatë kohës se garancionit jo me pake se tri (3 ) vite”.
Janë listuar edhe disa kushte që duhet t’i plotësojë kompania që do ta fitojë këtë tender.
“Shpenzimet për Servisimin e rregullt te veturave ne çdo 10.000 km duhet te kryhen nga kompania kontraktuese fituesi i kontratës gjatë kohës se garancionit, për tri ( 3 ) vite ose deri te 100.000 km, ( Sqarim për OE, nga dy ( 2 ) opsionet cila e mbërrin kohëzgjatjen ose kilometrat përfundon garancioni i servisimit te rregullt i automjeteve/tit), parashihen ne çmimin e ofertës. Në çmim duhet te janë te përfshira Akciza, Dogana dhe TVSH-ja. Kompania ofertuese duhet të dorëzoj katalogun dhe specifikim teknik për llojin e veturave që oferton. Afati i Liferimi te veturave jo me vone se 30 nëntor 2023”.
Në fund të dosjes së tenderit janë precizuar edhe me detaje specifikat e veturave.
Është kërkuar që ato të jenë automatike.
“Vetura Limuzinë. Konstruksioni i (ndërtimi) karoserisë “Limuzinë” . Kapaciteti i motorit (cm³), min 1968 cm³ – max 2000 cm³ – TDI. Fuqia e automjetit në KË (110 – 120 )KË. Lloji i karburantit që shpenzon automjeti “Diesel”. Ndërruesi i shpejtësive Automatik jo me pak se 7 shpejtësia. Sasia e dyerve 5. Numri i ulëseve 5. Sistemi i ngrohjes dhe Klimë (Aircondichen). Se paku 3 zonale Automatike, karrikat e para me ngrohje dhe xhami i përparmë me shtrese te padukshme qe ngrohe xhamin dhe mbron ndaj rrezatimit”.
Ndonëse veturat nuk janë elektrike, Këshilli Gjyqësor ka thënë se ato duhet të jenë me standard të emetimeve te gazrave “€uro 6d”.
Veturat duhet të kenë kamera dhe senzor.
“Sistemi të sigurisë dhe frenimit ABS , ESP ose me ta avancuar duke përfshirë rregullatorin automatik te distancës, ndryshimit te korsise, distancën me mjetin ne koresi, detektimi i lodhjes dhe sistemi i frenimit kundër përplasjes se dyfishtë. Freni dorës elektrik. Standardi i emetimeve te gazrave €uro 6d. Kamera multifunksionale per njohjen e vijzimeve rrugore dhe shfaqje, njohje te shenjave te trafikut se bashku sistemin e navigimit. Senzor para dhe mbrapa për asistim te parkingut ne hapësira tërthore dhe gjatësore”.
Viti i prodhimit duhet të jetë 2022 ose 2023 i ri/ i pa përdorur./Demokracia.com/