Lajme
DOKUMENT| Këshilli Evropian publikon konkluzionet përfundimtare nga mbledhja, Kosova u përmend veç një herë
Demokracia
16:57 | 24 Qershor 2022

Share:

Për dy ditë radhazi krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel, ku nuk u diskutua heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kosovarët kanë pasur pritshmëri të mëdha nga kjo mbledhje, pasi që të gjitha kushtet për heqjen e vizave tanimë janë përmbushur, megjithatë BE-ja po heziton të marrë vendim pozitiv për këtë, përcjell Demokracia.com.

Në fakt, Kosova përmendet vetëm një herë në dokumentin e publikuar nga Këshilli Evropian dhe atë për dialogun me Serbinë.

“Këshilli Evropian ripohon urgjencën për të bërë përparim të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht dialogu Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në njërën prej pikave të konkluzioneve, përcjell Demokracia.com.

Ndryshe, liderët e 27 vendeve të BE-së pritet që takimin e radhës ta mbajnë më 20 dhe 21 tetor 2022.

Aktualisht, Franca udhëheq Presidencën e Këshillit të BE-së deri më 30 korrik 2022, për ta dorëzuar më pas te Çekia nga 1 korriku./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024