Disa nga punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, së shpejti do të pajisen me rroba të reja. Kjo ministri ka njoftuar se ka hapur tender për furnizim me veshmbathje për nevojat e MKRS-së.
Për këtë tender, ministria e udhëhequr nga Hajrulla Çeku ka paraparë që të shpenzojë 2 mijë euro.
Me këtë kontratë janë parashikuar të blihen 2 palë këpucë për femra, 10 palë këpucë për meshkuj, 2 këmisha për femra, 1o këmisha për meshkuj, 10 kostume për meshkuj dhe 2 për femra. Po ashtu, do të blihen edhe 10 kravata dhe 10 rrypa për meshkuj, shkruan Demokracia.com.
Këpucët duhet të jenë me material lëkure, këmishat me material pambuku, ngjyrë e kaltër, teget, hiri dhe e bardhë, kostumet duhet të jenë ngjyrë e kaltër e mbyllët ose e zezë.
“Këpucë për femra, materiali: lëkurë, madhësia: eu; 36-42. Këpucë për meshkuj, materiali: lëkure, madhësia: eu; 39-45. Këmisha për femra, materiali: pambuk, gjatësia e mëngëve (cm):e plotë, gjatësia e jashtme: e plotë, hapja: me pulla, stili: rregullar, ngjyra: kaltër, teget, hiri, bardhe, madhësia: 38-44. Këmisha për meshkuj, materiali: pambuk, gjatësia e mëngëve (cm):e plotë, gjatësia e jashtme: e plotë, hapja: me pulla. Stili: rregullar, ngjyra: kaltër, teget, hiri, madhësia: 38-52”, thuhet në dosjen e tenderit.
Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është data 18.05.2023, ora 14:00. /Demokracia.com/