Lajme
DOKUMENT| Këpucë, këmisha e pantallona: Përparim Rama shpenzon 3 mijë e 540 euro për veshje elegante
Demokracia
12:07 | 24 Prill 2023

Share:

Komuna e Prishtinës ka dhënë një tender në vlerë të 3 mijë e 540 eurove për disa veshje elegante. Në tenderin e shpallur është treguar se do të blihen disa këmisha, pantallona e këpucë.

Një pjesë e stafit të Komunës së Prishtinës, që drejtohet nga Përparim Rama, nuk do të ketë telashe gjatë stinës së verës për veshmbathje.

Ky institucion ka dhënë një tender në vlerë të 3 mijë e 540 eurove për furnizim me veshmbathje, shkruan Demokracia.com.

Në këtë tender është thënë se do të blihen “Uniform elegante për Investime kapitale verore për meshkuj dhe femra”.

“Data e dhënies së kontratës 20.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 20.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “Rimi-Altex” Vlera e përgjithshme e kontratës 3,540.00 euro”.

Në dosjen e tenderit është treguar me detaje se çfarë produkte do të blihen me këto para.

“Uniform elegante për Investime kapitale verore(meshkuj). Sako -dy xhepa tëjashtëm dhe një në gjokes, një xhep të brendshëm me astar, dizajn me një rend pulla, të qelur ne mes. Pantollonat me dy xhepa para dhe një mbrapa , astarë deri ne gjunjë. Ngjyra për Uniforma- E zezë Përbërja/kualiteti i materialit: ëool/lesh 70% dhe polyster 30%.  Uniform elegante per Investime kapitale verore(Femra). Sako -dy xhepa tëjashtëm dhe një xhep të vogel në gjokës,një xhep të brendshëmme astar, dizajn me njërend pulla,të qelur ne mes. Pantollonat me dy xhepa para dhe një mbrapa , astarë deri ne gjunjë. Ngjyra per Uniform – e zez, Përbërja/kualiteti i materialit: Ëool/lesh 70% dhe 30% polyster”.

Kurse, për këmishët është thënë se ngjyra duhet të jenë të bardha dhe me një xhep përpara.

“Këmish- Verore për Investimet kapitale – Meshkuj. Ngjyrë e bardhë me krah të gjatë me një xhep para. Material – Cotton 65%, Polyester 35%. Me përpunim të veqantë që I plotësojn standarte më larta. Këmish- Verore për Investimet kapitale -Femra. Ngjyrë e bardhë me krah të gjatë. Material – Cotton 65%, Polyester 35%. Me përpunim të veqantë që I plotësojn standarte më larta”.

Nderka, këpucët me ngjyrë të zezë, të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes.

“Këpucë Vere Meshkuj .Modeli e ceket për verë,me lidhëse,ngjyr e zezë,Materiali: Astari – lëkur frymarrëse/ cambrelle frymëmarrëse, rezistuese ndaj gërryerjes.Të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes. Të përshtashme për gjdo sezon dhe rezistuese ndaj temperaturave si të ftohtë ashtu edhe të nxehtë. Këpucë Vere Femra .Modeli e ceket për verë,me lidhëse,ngjyr e zezë,Materiali: Astari – lëkur frymarrëse/ cambrelle frymëmarrëse, rezistuese ndaj gërryerjes.Të buta, të mos rrëshqasin dhe mos të bëjnë zhurmë gjatë ecjes. Të përshtashme për gjdo sezon dhe rezistues”. /Demokracia.com/.

Të ngjashme