Lajme
DOKUMENT| KEK-u çon në remont mullinjtë e blloqeve B1 & B2, jep tender 150 mijë euro
Demokracia
08:58 | 22 Mars 2023

Share:

Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur që t’i çoj në remont mullinjtë në blloqet B1 & B2 në “TC Kosova B”. Për këtë punë është edhe një tender në vlerë të 150 mijë eurove.

Mullinjtë e blloqeve B 1& B2 në “TC Kosova B” do të hynë në remont.

Për ketë punë tashmë, Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë edhe tenderin në vlerë të afro 150 mijë eurove.

Procedurat për këtë tender kanë nisur tash e një vit më parë, saktësisht me 06.12.2022, kurse nënshkrimi i këtij tenderi është bërë gjatë ditës së djeshme, shkruan Demokracia.com.

Vlera e përgjithshme e kontratës 147,773.76 euro. Remontet e mullinjve në blloqet B1 & B2 ne TC Kosova B. Data e inicimit te aktivitetit te prokurimit: 06.12.2022 Data e publikimit te Njoftimit për kontratë: 07.12.2022. Data e hapjes se tenderëve: 16.12.2022 – Data e publikimit të Njoftimit të dhënies së kontratës: 13.03.2023. Data e nënshkrimit të kontratës: 20.03.2023. Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 2. Kompania fituese “AR – TECH””, thuhet në njoftimin e shpallur.

KEK-u në dosjen e tenderit ka treguar se remonti në një mulli duhet të kryhet fiks për 29 ditë, derisa kontrata ka vlerë 1 vit të plotë.

“Koha maksimale për kryerjen e një remonti të një mulliri është: 29 dite pune. Kohëzgjatja e kontratës – 1 vjet”.

Se a janë kryer remontet si duhet edhe a është çuar puna deri më fund, këtë do ta vendosin dy komisione – njeri quhet i ftohet e tjetri i nxehtë.

“Kriteret e pranimit të punës. Komisionimi, Komisionimi i ftohtë përfshinë:(a janë kryer montimet e pllakave sipas kontratës. Matja e gapit (distanca në mes bllokë-zemrave dhe rotorit e cila duhet te jetë 30 (mm). Puthitëshmeria e pllakave, kontrollimi vizuel i pllakave. Komisonimi i nxehtë, puthitëshmeria (rrjedhja e gazrave pasi të kyçet mulliri nga remonti) Kontrollimin e rrjedhjeve te puthitesave të karrocës dyerve dhe bulonave te pllakave”.

Janë përmendur edhe disa kritere që është dashur t’i përmbush kompania fituese.

“Këto kritere janë:  Operatori ekonomik ne ofertën e tij duhet te jap garancion për periudhë të caktuar kohore, për pozicionet e përfunduara gjatë remontit të mullirit (minimum 6000 h orë pune, për pozicionet e kërkesës së ekzekutuar tek mulliri përkatës) Operatori ekonomik ne ofertën e vet teknike duhet te prezantoj afatin për përfundimin e remontit të mullirit.  OE-nuk mundet te konkurroi me listë të njëjte me personel te punëtorëve te angazhuar ne kontrata tjera primare kornize (aktive-ditore) brenda KEK-ut. OE për stafin teknik duhet te ofroj certifikatat mjekësore si dhe certifikatat e SIMKZ dhe kontrata pune, me të cilat dëshmohet se ka staf të afte për punë dhe te përgatitur për pune ne industri”.

Korporata Energjetike e Kosovës ka treguar edhe të dhëna për mullinjtë e linjitit që gjenden në “TC Kosova B”.

“TC Kosova B posedon dy njësi identike me fuqi instaluese secila nga 339 MË. Ne TC “Kosova B” gjithsejtë janë 16 mullinj te linjitit nga 8 mullinj për secilën njësi. Ne operim normal ne secilën njësi janë nga 6 mullinj ndërsa 2 janë rezerve. Mullinjtë e linjitit janë te tipit goditës me rotor ventilatorik roli i te cilit është bluarja, tharja dhe transportimi pneumatik i linjitit ne forme pluhuri deri te breneret e linjitit nëpërmjet kanaleve. Mullinjtë e linjitit janë te pozicionuar ne katër qoshe dhe ne katër ane te kaldajës. Ne secilën ane te kaldajës janë te pozicionuar 2 mullinj prej te cilëve njeri është i djathë ndërsa tjetri i majtë. Kahet e rrotullimit te mullirit me ekzekutim te majte dhe te djathte ndryshojnë. Pjesët përbërëse te mullirit te linjitit janë: Motori ngasës, Xhunta hidraulike se bashku me reduktorin si një tërësi, Kushineta e dyfishtë dhe  Rotori”.

Qëllimi i këtij projekti, sipas KEK është remonti i  mullinjve te linjitit në  TC Kosova B”, dhe që përfshin disa punë.

“Mulliri – Zbërthyer në pjesët përbërëse dhe përcjellëse. Mulliri Ventillatorik. Shtëpiza e mullirit. Seperatori i mullirit. Karroca e mullirit Rotori i mullirit”. /Demokracia.com/

Të ngjashme