Lajme
DOKUMENT | Kadri Rahimaj “shpërblen” avokatin e tij, ia punëson gruan si mjeke të përgjithshme në QKMF-në e Kamenicës
Demokracia
20:57 | 02 Shkurt 2024

Share:

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, e ka punësuar në një pozitë edhe gruan e Ilir Rashitit, avokatit të tij.

Anila Morina Rashiti është punësuar si mjeke e përgjithshme në QKMF të Kamenicës.

Demokracia.com ka siguruar vendimin e Komunës së Kamenicës, ku shihet se Anila Morina Rashiti është e treta me pikë në listën e të pranuarve.

Sipas vendimit, ajo ka siguruar 79 pikë nga testi me shkrim dhe intervista verbale. Dy të pranuarit e tjerë janë Arbër Beqiri dhe Feride Kryeziu.

Në fotografitë e siguruara nga Demokracia.com, avokati Ilir Rashiti dhe bashkëshortja e tij, Anila Morina Rashiti, shihen se kanë shoqëri me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Rahimaj tash po i bën më shumë se dy vite në krye të Kamenicës dhe mandati i tij është përcjellë me skandale e nepotizëm.

Demokracia.com ka raportuar për punësime të shpeshta të dyshimta nga Komuna e Kamenicës.

Më poshtë keni disa nga raportimet, ku kryetari Rahimaj punëson militantë të partisë së Vetëvendosjes: 

DOKUMENT| S’ka të ndalur Kadri Rahimaj, e punëson edhe ish-asamblistin e Vetëvendosjes

DOKUMENT| Kadri Rahimaj vazhdon të abuzojë me pushtetin në Kamenicë, IT e punëson militantin e Vetëvendosjes me shkollë të mesme

Kadri Rahimaj e bëri bashkëshortin e asamblistes së Vetëvendosjes menaxher të personelit në Kamenicë

 

Të ngjashme