Lajme
Dokument i deklasifikuar: CIA parashikoi spastrimin etnik në Kosovë, në vitin 1993
Demokracia
16:02 | 27 Maj 2023

Share:

Plani i autoriteteve shtetërore serbe për spastrimin etnik të Kosovës ishte i hershëm.

Plani makabër i regjimit të Millosheviqit, që kulmoi me spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, duket se ishte parashikuar shumë më herët nga inteligjenca amerikane.

Demokracia.com ka siguruar një dokument sekret të CIA-s, ku më 27 janar 1993 kishte përgatitur një analizë për situatën në Kosovë.

Gjendja e vështirë e shqiptarëve të Kosovës ndoshta do të përkeqësohet brenda vitit të ardhshëm, sipas studimit. Bilanci politik i pushtetit në Serbi po ndryshon në favor të grupeve që duan të pastrojnë etnikisht Kosovën“, thuhej në analizën e CIA-s amerikane të publikuar në janar të 1993.

Më tutje, sipas inteligjencës amerikane, edhe në rast se do të largohej Millosheviqi nga pushteti, përsëri planet për spastrimin etnik të Kosovës do të vazhdonin. CIA kishte rekomanduar që presioni të drejtohej tek nacionalistët dhe ushtria serbe.

Analiza jonë zbuloi se Millosheviqi dhe nacionalistët serbë – me mbështetjen e heshtur të ushtrisë – nxisin zgjerimin e Serbisë dhe politikat e saj etnike. Për shkak se ushtria dhe nacionalistët serbë ndajnë shumë qëllime politike të Millosheviqit, politikat ekspansioniste dhe etnike serbe ka të ngjarë të mbeten të pandryshuara edhe nëse ai do të largohej nga detyra. Aftësia e Perëndimit për të formësuar sjelljen serbe do të jetë e kufizuar nëse presioni nuk ushtrohet drejtpërdrejt mbi nacionalistët dhe ushtrinë“, thuhet në dokumentin e CIA-s. /Demokracia.com/

Të ngjashme