Ministrit Hajrulla Çeku duket se nuk po i pëlqejnë më karriget e vjetra. MKRS tashmë ka vendosur t’i zëvendësojë ato me të reja.
Ambienti i punës për ministrin Çeku është vendosur të ndryshohet, duke investuar para nga buxheti i shtetit, shkruan Demokracia.com.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, ka njoftuar për dhënie të kontratë për “Furnizim me ulëse statike”.
MKRS ka dhënë kontratë për blerjen e 13 karrigeve të reja statike, të cilat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit, 994.50 euro.
Për këtë tender ka aplikuar vetëm një kompani dhe ajo është shpallur fituese.
Siç bëhet e ditur në tenderin e publikuar në KRPP, kontratën për furnizim me karrige, e ka fituar kompania “GALANTERIA SH.P.K.” nga Podujeva. /Demokracia.com/