Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Biçiçit në Mal të Zi.
Një vendim të tillë, Mehmeti e ka marrë pasi në ftesën dërguar Kosovës, Mali i Zi i është referuar me fusnotë.
Demokracia.com ka siguruar njoftimin e Mehmetit për mospjesëmarrje në këtë samit.
Samiti i Biçiçit është paraparë që të mbahet nga sot deri më 1 tetor.
Kjo nuk është hera e parë që Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë. Në vitin 2020, në një njoftim për masat antiCovid, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi i ishte referuar Kosovës me fusnotë. Më pas nga qeveria malazeze ishte thënë se kishte ndodhur një gabim.
Yllin pranë emrit (Kosova*) e vendosin vetëm disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. /Demokracia.com/